Iliria dhe AF Luftëtari fitojnë finalet e Play Off-it në Kategorinë e Dytë. Gjirokastritët kanë eliminuar Shkumbinin, ndërsa skuadra nga Fushë Kruja mposhti me përmbysje Sopotin në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.
Luftëtari mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Shkumbinin në “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Iliria mundi me përmbysje 5-1 Sopotin dhe falë këtij suksesi mban gjallë shpresat për tu ngjitur në Kategorinë e Parë.
Në ndeshjet finale, sipas skemës së paracaktuar nga FSHF do të jenë çiftet Besa-Luftëtari dhe Lushnja-Iliria. Fitueset do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë në edicionin tjetër, ndërsa humbësit përfundojnë në Kategorinë e Dytë.