Të shtunën në stadiumin e Cërrikut, Turbina ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve verore. Të besuarit e trajnerit Xhynejt Çutra kanë triumfuar 2 me 0 ndaj fqinjëve të Gramshit.
Golat për Turbinën u shënuan nga Xhameta në minutën e 26-të dhe Rivaldo në minutën e 89-të. Ky test miqësor ka kënaqur trajnerin Çutra, që ka qenë optimist pas fitores në derbin miqësor.
“Ky është vetëm fillim, pasi ekipi ka nevojë për përforcime dhe shumë shpejt do kompletohet. Synimi jonë është ngjitja në Kategorinë e Parë, atje ku e kemi vendin” ka thënë trajneri me perspektiv i Turbinës Xhynejt Çutra.