Sapo kanë përfunduar 5 ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Besa bën autokritikë pas 2 barazimeve radhazi dhe fiton 5-0 në transfertë përballë Kukësit.
Nuk gabon edhe Vora, që mund në shtëpi 2-0 Burrelin dhe falë këtij suksesi ngjitet momentalisht në vendin e parë në renditje.
Apolonia fiton me goleadë 5-0 përballë Erzenit të vendit të fundit, ndërsa Korabi mposht 3-1 Pogradecin. Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Valbonës dhe Kastriotit.
Nesër do të luhet edhe sfida Flamurtari-Lushnja, që do të mbyllë javën e 10-të të Kategorisë së Parë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.