Në një sfidë ku Besa goditi katër herë aluminin dhe fitoi dy penallti u shënua vetëm një gol. Heroi i ndeshjes ishte Dos Santos Da Rocha Rubenilson në minutën e 93-të me anë të një penalltie. Ndërsa vlen të përmendet që në pjesën e parë Besa shpërdoroi një tjetër penallti me Mentor Mazrekajn.
Me këtë fitore, kavajasit shkojnë në kuotën e 38 pikëve, duke mbetur në vendin e dytë në renditje. Në krahun tjetër, Lushnja me 21 pikë mbetet në vendin e 6-të.
Ndërsa në takimin tjetër skuadra e Apolonisë barazoi 1-1 me ekipin e Flamurtarit. Në “Loni Papuçiu” nuk kishte fitues pasi golit të vendasve (Maksutin 27’) iu kundërpërgjigj Selimi në të 77-ën.
Pavarësisht se kuqezinjtë marrin një pikë mes vuajtjes, për ta është një hap fals, pasi pas fitores së Besës dhe Vorës, humbasin kontaktet me 2 vendet e para.