Sapo kanë përfunduar 4 ndeshje të vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Nuk zhgënjejnë Flamurtari dhe Besa, që marrin suksesin e radhës në kampionat dhe vazhdojnë rrugën drejt objektivit madhor, rikthimit në Abissnet Superiore.
Vlonjatët kanë mposhtur në shtëpi 2-1 Erzenin e vendit të fundit, ndërsa kavajasit kanë fituar 3-0 në transfertë përballë Korabit.
Kastrioti vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe mposht 1-0 rivalët e Apolonisë, ndërsa Burreli fiton 4-0 në transfertë përballë Valbonës.
Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Kategorisë së Parë, takimet Kukësi-Vora dhe Pogradeci-Lushnja, që do të transmetohen në RTSH.