RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, ja çfarë dhuroi java e 32-të

  • 04/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, ja çfarë dhuroi java e 32-të
Luzi bie në Kategorinë e Dytë pas humbjes ndaj Flamurtarit

Ditën e shtunë u zhvilluan pesë sfida të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë së Parë. Rezultate interesante ku bien në sy fitorja e Besës ndaj Apolonisë me shifrat 0-1, me kavajasit që shkojnë në kuotën e 35 pikëve dhe ngjiten vetëm një pozicion në vendin e 9-të, pasi Burreli ia doli të fitonte ndaj Korabit me shifrat 2-3, megjithëse rreziku për të shkuar në Play-Out mbetet pasi diferenca është vetëm dy pikë larg me vetëm një ndeshje për të zhvilluar.

Vora nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bylisit, ndërsa së fundmi është dhënë dhe një verdikt tjetër. Luzi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë. Humbja ndaj Flamurtarit me shifrat 1-0 ka rezulutare fatale në javën e parafundit të kampionatit. 

Lushnja-Kastrioti përfundoi me rezultatin 0-0. Dy skuadrat kërkonin me patjetër pikë për t’iu larguar Play-Outit, por që fatkeqësisht, verdikti përfundimtar do të jepet në takimin e fundit të sezonit.

REZULTATET

RENDITJA