Pas ndeshjeve të kombëtareve, Kategoria e Parë rikthehet në ekranin e RTSH. Java e tetë e kampionatit do të luhet e ndarë në 2 ditë, të dielën dhe të hënën.
Kalendari ka rezervuar përballje shumë interesante në këtë javë të kampionatit. Të dielën do të luhen 4 takime në orën 14:00. Vora do të përballet me Lushnjën, ndërsa kryesuesit e Besës do të luajnë në transfertë ndaj Erzenit. Valbona do të presë në shtëpi Korabin, ndërsa Kukësi do të masë forcat me Kastriotin.
Të hënën, po në orën 14:00, do të luhen edhe 2 sfidat e fundit të javës. Në Vlorë, Flamurtari vendas do të përballet me Pogradecin, ndërsa në Fier do të luhet takimi Apolonia-Burreli. Të dyja këto sfida do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.