Presidenti i beIN Media dhe PSG, Nasser Al-Khelaifi dhe ish-numri 2 i FIFA-s, Jerome Valcke janë sërish në mes të stuhisë për çështjen e shitjes së të drejtave televizive pa dijeninë e FIFA-s. Prokuroria e Lozanës, në kuadër të procesit të ankimimit për këtë çështje, kërkoi 28 muaj burg për dy të pandehurit. Në vjeshtën e vitit 2020, të dy u shpallën të pafajshëm, por prokurorët zviceranë kundërshtuan dënimin.
Akuzat për Al-Khelaifi dhe Valcke janë se ata kanë shitur të drejtat televizive të disa ligave të futbollit dy të pandehurve të tjerë, të gjithë pas shpinës së FIFA-s dhe duke marrë përfitime personale në këmbim.
Valcke u dënua të paguante një gjobë, më vonë të pezulluar, për falsifikimin e dokumenteve ndërsa Al-Khelaifi dhe FIFA arritën një marrëveshje në vitin 2020 për të tërhequr akuzat për korrupsion përpara gjyqit të vitit 2020.