RTSH Sport Live

Klubet kanë paguar “vetëm” 682.5 milionë € si komisione për menaxherët, Anglia dhe Italia dominojnë

  • 17 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Klubet kanë paguar “vetëm” 682.5 milionë € si komisione për menaxherët, Anglia dhe Italia dominojnë

Sipas një raporti të FIFA-s mësohet se për menaxherët e futbollistëve ky vit që po mbyllet nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Të ashtu quajtura “komisione”, të cilat i kanë marrë duke ndërmjetësuar mes lojtarëve dhe klubeve, kanë qenë “vetëm” 682.5 millionë euro. Kjo shifër është shumë më e vogël se ajo që është shpenzuar prej skuadrave në 2023-in, 855.5 milionë euro.

FIFA ka dashur që të specifikojë se këto shifra janë zyrtare dhe se janë përftuar vetëm duke llogaritur transferimet mes klubeve të shteteve të ndryshme.

Dy tregjet, të cilat kanë ndikuar në këtë shifër është ai anglez dhe ai saudit. Saudi Pro League, me katër skuadrat të cilat janë financuar nga fondi shtetëroë (PIF), ka një rritje të ndjeshme në këtë aspekt. Në 2023 ky zë në Arabinë Saudite ishte 82 milionë euro ndërsa në 2024 kjo shumë është 42.3 milionë euro. Ndërsa edhe në Angli vihet re një ulje e komisioneve në 2023 në ishull janë dhënë 270.6 milionë euro ndërsa në vitin që po mbyllet kjo shumë ka zbritur në 185.6 milionë euro.

Pas klubeve të Premier Ligës renditej ato të Serisë A italiane, të cilat kanë paguar 91 milionë euro në komisione. Ky kampionat ndiqet nga ai portugez me 71.4 milionë euro dhe ai Spanjoll me 47.1 milionë euro. Pas tyre renditen kampionati brazilina 39.5 milionë euro dhe ai francez me 34.8 milionë euro.