RTSH Sport Live

Klubi i Serisë A synon Mirlind Dakun

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Klubi i Serisë A synon Mirlind Dakun

Pas paraqitjeve shumë të mira në Euro 2024, shumica e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë në qendër të merkatos dhe të shumëkërkuar në treg.

Mediat ruse raportojnë se Mirlind Daku kërkohet nga Cagliari, një klub që militon në elitën e futbollit italian. Sardët kanë bërë një ofertë zyrtare te Rubin Kazan, që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar.

Daku është nën kontratë me rusët deri në vitin 2026, por nëse Cagliari plotëson pritshmëritë ekonomike të Rubinit, atëherë sulmuesi kuqezi mund të transferohet në Serinë A.