RTSH Sport Live

Koman: Ja përse Kejn është më i mirë se Levandovski

  • 10/01/2025
  • |
  • Gjermani
Koman: Ja përse Kejn është më i mirë se Levandovski

Kinglej Koman ka dhënë një intervistë për Rio Ferdinand, i cili e ftoi në podcast-in e tij. Mes temave të prekura francezi nuk u tërhoq kur u pyet se kush ishte më i mirë për Rober Levandovskit dhe Herri Kejnit.

“Mendoj se të dy ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Personalisht preferoj më shumë Kejnin pasi ka më shumë influencë në lojën e skuadrës. Herri merr më shumë pjesë në aksion ndërsa Levandovski është më shumë një sulmues zone”, arsyetoi Kingslej Koman.