RTSH Sport Live

Kombëtarja e Futsallit, dy miqësore me Belgjikën

  • 14 orë para
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja e Futsallit, dy miqësore me Belgjikën
Më 5 dhe 6 nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojnë dy takime miqësore në transfertën belge.

Edhe Kombëtarja e Futsallit ka në program dy ndeshje miqësore kundër Belgjikës në muajin nëntor. Më 5 dhe 6 nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojnë dy takime miqësore në transfertën belge.

Departamenti  i Komunikimit në FSHF bën me dije se takimi i parë është planifikuar të luhet më 5 nëntor në ora 14:00, ndërsa një ditë më pas do të luhet edhe ndeshja e dytë në të njëjtën orë.

Mëngjesin e 3 nëntorit, kuqezinjtë e Futsallit dhe stafi shqiptar do të udhëtojnë drejt Belgjikës. Të shtunën, trajneri Resuli do të bëjë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida, që i shërbejnë shumë skuadrës.

Në dhjetor, Kombëtarja e Futsallit do të luajë ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2026. Kuqezinjtë janë shortuar në një grup me Kazakistanin dhe Danimarkën.

Ndeshjet miqësore të Kombëtares së Futsallit

Belgjikë – Shqipëri, 5 nëntor, ora 14:00, “Roosdaal”

Belgjikë – Shqipëri, 6 nëntor, ora 14:00, “Roosdaal”