RTSH Sport Live

Kombëtarja gjen golat

  • 29/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja gjen golat
Tre lojtarë titullarë të ekipit kuqezi shënuan në fundjavë

Tre titullarë gjejnë rrugnë e rrjetës këtë fundjavë dhe trajneri Sylvinho mund të fërkojë duart. Padyshim që lajmi i madh është Myrto Uzuni i cili shënoi golin e 23 për të kurorëzuar një mbrëmje fantastike në Spanjë ku fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Primera Division dhe duke hedhur kandidaturën për një vend titullari në duelin me Moldavinë fillimisht në 17 qershor dhe 3 ditë më pas në Ishujt Faroe.

Bashkë me Uzunin feston edhe Jasir Asanil lojtari suprorizë i ndeshjes së parë eleminatore në Poloni. Edhe ish-bomberi i Partizanit gjen rrjetën në Korenë e Jugut duke i dhënë sinjale shumë pozitive trajnerit të Kombëtares që do të ketë minimalisht dy sulmues në superformë për të plotësuar mangesitë në repartin e avancuar.

Por golat nuk vijnë vetëm nga sulmi sepse rrjetën e ka gjetur edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Lazios shënoi golin e parë sezonal dhe të parin në ndeshjen kundër Cremoneses. Në rolin e një bomberi të vërtetë, Hysaj un shkëput bukur në zemër të mbrojtjes kundërshtare duke shënuar me të majtën kirurgjikale. Ky është goli i tretë në Serie A për kapitenin e kombëtares.