RTSH Sport Live

Kombëtarja U-19, Ervin Bulku debuton në stol me dy miqësore ndaj Kosovës

  • 02/06/2023
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja U-19, Ervin Bulku debuton në stol me dy miqësore ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se janë zyrtarizuar tashmë miqësoret kundër përfaqësueses së Kosovës U-19. Të dyja federatat kanë gjetur dakordësinë për t’i zhvilluar këto dy takime në stadiumin ‘Kukës Arena’ në datat 14 dhe 16 qershor. Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Ervin Bulku do të debutojë me kuqezinjtë e kësaj moshe, me këto dy miqësore ndaj Kosovës. Sfida këto shumë të rëndësishme për ekipin shqiptar në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet në datën 14 qershor në ora 18:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 16 qershor në orën 10:30. Kuqezinjtë do të grumbullohen fillimisht në Tiranë, ku do të zhvillojnë seancat stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Kukësit, ku do të zhvillojnë edhe dy miqësoret ndaj Kosovës U-19. Shqipëria në eliminatoret e Evropianit ndodhet në grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.