RTSH Sport Live

Kombëtarja U19 e vajzave nis grumbullimin të dielën, trajnerja Gjini zbardh listën

  • 23 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Kombëtarja U19 e vajzave nis grumbullimin të dielën, trajnerja Gjini zbardh listën

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza do të nisë këtë të diel përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Përfaqësuesja kuqezi e drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini është pjesë e grupit B1, së bashku me Moldavinë, Bjellorusinë e Malin e Zi, teksa ndeshjet do të luhen në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor.

Trajnerja Gjini ka ftuar 20 futbolliste për këto ndeshje të rëndësishme, ku Shqipëria do të tentojë ngjitjen në Ligën A e të synojë kualifikimin për në Kampionatin Europian 2025.

Baza e futbollisteve të grumbulluara nga trajnerja shqiptare janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa pesë prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Mitrovica e Kosovës, Leverkusen, Leontes, Derby County dhe Aarau.

Shqipëria do t’i luajë të gjitha ndeshjet në stadiumin “Air Albania”. Më 27 nëntor do të përballet me përfaqësuesen e Malit të Zi, në ora 13:30. Më 30 nëntor, vajzat kuqezi do të luajnë kundër Moldavisë, po në ora 13:30, ndërsa më 3 dhjetor do të luajnë sfidën përmbyllëse të këtij raundi ndaj Bjellorusisë në të njëjtën orë.

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 lojtareve të grumbulluara nga Luçije Gjini dhe stafi i ekipit kombëtar U-19: