RTSH Sport Live

Konfirmimi i Wolff: Lewis do të shkojë te Ferrari

  • 01/02/2024
  • |
  • Formula 1
Konfirmimi i Wolff: Lewis do të shkojë te Ferrari
Njoftimi zyrtar i marrëveshjes mes skuadrës së kuqe dhe LeWis duhet të arrijë në fund të javës

Një konfirmim i rëndësishëm vjen nga Gjermania për lajmin e bujshëm në lidhje me kalimin e Leëis Hamilton te Ferrari nga sezoni i ardhshëm. Sipas asaj që raporton Bild, gjatë një takimi në selinë në Brackley të Anglisë, vetë Toto Wolff ka konfirmuar  te punonjësit e ekipit të tij transferimin e pilotit britanik në Maranello nga viti 2025. Një sqarim që vjen pas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse që rrethojnë këtë çështje dhe për të cilat lajmet zyrtare gjithashtu duhet të mbërrijnë së shpejti.

Në raportimin e përmbledhjes së fjalimit të Wolff për punonjësit e Mercedes, Bild saktëson se negociatat mes Hamilton dhe Ferrarit tani janë shumë të avancuara, por  firma për të vendosur gjithçka bardhë e zi nuk ka mbërritur ende. Sipas thashethemeve, në fakt, njoftimi zyrtar i marrëveshjes mes skuadrës së kuqe dhe Leëis duhet të arrijë në fund të javës.