RTSH Sport Live

Korça, mikpritësja e Europianit U16

  • 13/07/2022
  • |
  • Basketboll
Korça, mikpritësja e Europianit U16
Vajzat e nisin me humbje, ndërsa munden nga Malta, 38-52. Damo beson tek ekipi

Korça është mikpritësja e Kampionatit Europian të Basketbollit për vajza për moshën deri në 16 vjeç në të cilën marrin pjesë 6 ekipe. Shqipëria, që drejtohet nga Aleksandër Damo, e ka nisur me humbje këtë europian, teksa është mundur nga Malta, 38-52. Diferencat janë të mëdha në fushën e lojës, ndërsa maltezet kanë fituar periodën e parë, 11-21. Po me këtë ritëm vazhdohet dhe në periodën e dytë, ndërsa Malta, duke fituar 5-10, shkon në pushim me avantazhin 16-31. Edhe pas pushimit, gjërat nuk ndryshojnë për mirë për kombëtaren tonë. 12-15 perioda e tretë për Maltën dhe në total 28-46. Vetëm të fundit e fitojnë vajzat tona, teksa Malta triumfon 52-38.

Ndërkohë kombëtarja e djemve për moshën deri në 16 vjeç, kjo në Prizren, e ka nisur me fitore kampionatin Europian, ndërsa ka fituar përballë San Marinos, 50-43. Por sakaq Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç për vajza ka regjistruar humbjen e tretë, ndërsa është mundur nga Zvicra me 51 pikë diferencë, 87-36. Të tre këto kampionate përfundojnë më 17 korrik.