RTSH Sport Live

Koreja kalon në gjysmëfinale, e ndjek Uruguaji

  • 04/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Koreja kalon në gjysmëfinale, e ndjek Uruguaji
Koreanët mundën 1-0 Nigerinë në shtesë, uruguajanët mundën 2-0 SHBA-në

Goditja me kokë e Choi Seokhyun në shtesë i dha Koresë një fitore 1-0 ndaj Nigerisë në një çerekfinale të tensionuar të Kupës së Botës U-20, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Koreanët tani do të përballen me Italinë të enjten për një vend në finale.

Nigerianët kishin një paraqitje më të mirë gjatë 90 minutave, por pa arritur të krijojnë ndonjë mundësi kuptimplotë kundër një mbrojtjeje elastike. Victor Ehuëa Eletu pati rastin më të mirë pas një driblimi të çuditshëm, por gjuajtja e tij u dërgua në shtyllë nga Kim Joonhong.

Në kohën shtesë Koreja bëri gjithçka në mënyrën e duhur gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Lee Seungwon dërgoi një top në zonë, aty ku Choi me zgjuarsi i dha topit trajektoren e duhur për ta dërguar në rrrjetë duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinalen tjetër të mbrëmjes, Uruguaji ka arritur të mundë SHBA-në me rezultatin 2-0 duke siguruar kështu kalimin për në gjysmëfinale ku e pret Izraeli.