RTSH Sport Live

Kosova, Alain Giresse: I kënaqur me paraqitjen, jo me rezultatin

  • 25/03/2023
  • |
  • Kosova
Kosova, Alain Giresse: I kënaqur me paraqitjen, jo me rezultatin
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës ka komentuar barazimin 1-1 me Izraelin

Kosova i ka nisur kualifikueset e Euro 2024 me një barazim 1-1 në Izrael. Një paraqitje e mirë nga të besuarit e trajnerit Alain Giresse, që humbën disa mundësi të mira për të fituar këtë ndeshje të parë. Në përfundim të sfidën, trajneri i Kosovës ka deklaruar: “Ishte një ndeshje që kërkonte shumë angazhim, shumë ritëm. Rezultati ndoshta nuk është i kënaqshëm, por unë jam i kënaqur me paraqitjen”.

“Nuk mundëm të fitonim, por mendoj se barazimi 1-1 është një rezultat i mirë. Do të mendojmë ndeshje pas ndeshja, do të jetë një rrugë e gjatë. Ishte ndeshja e parë dhe mendoj se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar se janë gati për të pretenduar kualifikimin”, ka deklaruar Giresse.