RTSH Sport Live

Kosova i rrëmben një pikë Zvicrës

  • 18/11/2023
  • |
  • Kosova
Kosova i rrëmben një pikë Zvicrës
"Dardanët" kanë arritur të barazojnë 1-1 në “St.Jacob-Park” përballë  zviceranëve

Kosova ka arritur të marrë një pikë në “St.Jacob-Park”, Basel,  përballë Zvicrës me atë barazim 1-1, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Ruben Vargas në minutën e 47-të, i cili përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes së Kosovës për të kaluar të tijtë në avantazh.

Goli i barazimit mbërriti në minutën e 82-të me protagonist sulmuesin e Llapit, Hyseni, I cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij debutuese. Kujtojmë që “Dardanët” në këtë sfidë u paraqitën pa Amir Rrahmanin, Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Arijanet Muriqin, Edon Zhegrovën dhe shumë lojtarë të tjerë.

Me këtë barazim Kosova është ngjitur në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Zvicra me 17 pikë ka siguruar matematikisht kualifikimin për në “Gjermani 2024”.