RTSH Sport Live

Kosova për fitore përballë Izraelit, Muriqi dhe Gliha japin kushtrimin

  • 11/11/2023
  • |
  • Kosova
Kosova për fitore përballë Izraelit, Muriqi dhe Gliha japin kushtrimin

Kosovë-Izrael duhej të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të gjendjes së sigurisë në Lindjen e Mesme. FIFA vendosi që ndeshja të luhet më 12 nëntor, jashtë afatit të rezervuar për përfaqësuese.

Kjo solli telashe me grumbullimin e lojtarëve, pasi dita e nesërme nuk futet në datat e lira të FIFA-s. Për këtë motiv Majorka e Vedat Muriqit ka shtyrë ndeshjen e fundjavës.

“Ka shumë pak kohë, por pasi është si një lojë speciale që po ndodh jashtë datave të FIFA-s, nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur, por të luash me Kombëtaren është gjithmonë privilegj. Kështu që, do ta përballojmë mirë me dëshirën e madhe që kemi për të luajtur para tifozëve tanë, me dëshirën që e kemi për fitore”, tha Muriqi në konferencën e sotme për shtyp.

Ndërsa Gliha shtoi: “Lojtarët janë shumë të mençur, dëgjojnë. Ata dëshirojnë të fitojnë, gjë që është shumë e rëndësishme. Ata duan të luajnë për Kosovën, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.