Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.
Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, ka hartuar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistësh. Dardanët do të nisin grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë do e zhvillojnë në orën 17.30.