RTSH Sport Live

Krasniqi dhe e ardhmja: Jam i lumtur që Sarri më ka vlerësuar

  • 11/05/2023
  • |
  • Kosova
Krasniqi dhe e ardhmja: Jam i lumtur që Sarri më ka vlerësuar
Anësori i Cluj, i cili surprizoi trajnerin bardhekaltër në Ligën e Konferencës, është gati për kapërcimin e madh

Emrat e idetë e merkatos kanë nisur të qarkullojnë rreth Lazios. Pritet fundin e sezonit, ndoshta me Champions League në xhep, për të vendosur të ardhmen. E ndër profilet që ka disa kohë në qarkullim është edhe ai i Ermal Krasniqit, anësori kosovar i Cluj. Ai është 24 vjeç dhe ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 9 asistime këtë sezon. E ka surprizuar Sarrin në ndeshjen e Konferencës: “Duhet të pyesni drejtorin sportiv. Ai është një lojtar interesant, por mendova se ishte pak më i ri”.

Krasniqi tregon ëndrrën e tij për Pro Sport: “Tani jam i fokusuar te Cluj dhe do të jap gjithçka. Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t'i marr ato në çdo kohë. Ndihem i nderuar të di se ka klube të mëdha që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Gjë e mirë që  Sarri me lavdëroi. Jam i nderuar. Mendoj se mund ta luaj në çdo kampionat evropian”.