RTSH Sport Live

Krasniqi e argjendtë, Gjakova e bronztë

  • 03/11/2023
  • |
  • Kosova
Krasniqi e argjendtë, Gjakova e bronztë
Xhudistet kosovare rrëmbejnë medalje në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Montpelie të Francës

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të sigurojnë medalje në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Montpelie të Francës.

Krasniqi, që garoi në peshën deri në 52 kg, arriti të marrë medaljen e argjendtë, ndërkohë që në finale u mposht nga francezja, Amandine Buchard. Xhudistja kosovare bëri një paraqitje mjaft të mirë, por një pakujdesi i kushtoi humbjen.

Ndërkohë, Nora Gjakova ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë pasi mposhti gjermanen Seija Ballhaus. Për Gjakovën kjo është medalja e shtatë në Kampionatet Europiane(ka një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta).

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "KOSOVO 一 ਬ HILL REN gorenje HILLN MEDALISTE E BRONZTE E EVROPES NORA GJAKOVA"