Eshtë krijuar Federata Ballkanike e Peshëngritjes. Mbledhja me të gjithë përfaquesit më të lartë të këtij sporti, nga vendet e Ballkanit u mblodhën në vendin tonë. Në përfundim të saj, presidenti i kësaj federate u zgjodh Eleze Gjoza, kreu i Federatës shqiptare të Peshëngritjes.
Pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse, është krijuar tashmë Federata Ballkanike e Peshëngritjes. Përfaqësuesit më të lartë të këtij sporti nga vendet e Ballkanit u mblodhën të hënën në vendin tonë dhe arritën të finalizojnë krijimin e kësaj orgnizate. Në krye të saj u zgjodh Elez Gjoza, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshengritjes.
Të ftuar në këtë mbledhje të rëndësishme ishin presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, të gjithë presidentët e federatave anëtare e figura të shquara të sportit të peshëngritjes. Zyra e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes do të jetë në Tiranë.