RTSH Sport Live

Kroacia befasohet nga Uellsi, Turqia e nis me fitore

  • 25/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Kroacia befasohet nga Uellsi, Turqia e nis me fitore
Kroatët janë ndalur në një barazim 1-1, sukses i përfaqësueses turke në Jerevan, 2-1

Starti i Kroacisë u zbeh në ekstrem, me barazimin 1-1 kundër Uellsit. Modric dhe shokët e tij dominuan në mesfushë, duke iu afruar epërsisë në minutën e 16-të dhe e arritën atë në minutën e 28-të, firmosur nga  qendërsulmuesi i Hoffenheim-it, Kramaric. Kroacia ia del, dridhet nga gabimi i Daniel James në minutën e 60-të dhe duket në kontroll të plotë, derisa del Luka Modric. Një zëvendësim që të jep ndjesinë e fitores së arritur dhe që i bën kroatët të humbasin përqendrimin, të ndëshkuar në minutën e 93-të nga Broadhead: lojtari i Ipsëich, i rritur te Everton.

Grupi D drejtohet nga Turqia e Hakan Calhanoglu, e cila mundi Armeninë 2-1 në Jerevan në një ndeshje që mund të ishte bërë shumë e keqe. Kuntz dhe ekipi i tij pranuan golin pas dhjetë minutash, kur Ozan Kabak devijoi krosimin e Hovhannisyan në rrjetë. Megjithatë, reagimi i Turqisë ishte i menjëhershëm, me Cengiz Ünder që ishte afër barazimit në minutën e 34-të, por që u firmos nga Orkun Kökçü, xhevahiri i Feyenoord-it, me një gjuajtje të përsosur. Barazimi 1-1 zgjati deri në minutën e 64-të, Akturkoğlu finalizoi me asistimin e Unal. Turqia fiton 2-1 dhe kryeson grupin D.