Në 2028 Lojrat Olimpike do të mbahen në Los Anxhelos, por organizimi për këtë event ka nisur që mbrëmë.
“Kemi mësuar shumë nga Parisi. Unë nuk kisha vizituar më parë këtë qytet, por sot kur mbërrita për të marrë flamurin vura re një emocion të madh mes banorëve. Të njëjtën gjë dua që ta shikoj edhe në qytetin tonë pas katër vitesh”, tha Karen Bazz, qytetarja e parë e Los Anxhelosit.