RTSH Sport Live

Kualifikohen Mançester Siti dhe Laipsig

  • 08/11/2023
  • |
  • UEFA Champions League
Kualifikohen Mançester Siti dhe Laipsig
Eliminohen Jang Bojs dhe Partizani i Beogradit, që do të luajnë në Ligën e Evropës

Grupi G i ka përcaktuar tashmë dy skuadrat e kualifikuara për fazën e 1/16 të Ligës së kampioneve. Manchester City dhe Rb Leipzig, me 12 dhe 9 pikë e grumbulluara, janë tashmë të pakapshëm nga rivalët e tyre. Siti dominon dhe fiton 3-0 me Young Boys, në ndeshjen e luajtur në Etihad. Eshtë Haaland që me golin e shënuar me penallti, hap serinë e golave për skuadrën angleze. Në fund të pjesës së parë, Foden dyfishoi epërsinë e Sitit. E për të mbyllur llogritë në Etihad mendon sërish Haladand që shënon golin e tretë. Në ndeshjen tjetër, Rb Leipzig mposhti 2-1, Partizanin e Beogradit. Gjermanët dominojnë që në fillim të takimit dhe kalojnë në avantazh pas vetëm tetë minutash me Xavi Simons. Në pjesën e dytë është Openda që shënon golin e dytë. Në minutën e 81-të, Henrichs devijon një goditje dënimi dhe 2-1. Grupi G sheh kështu Mancester Sitin me 12 pikë të plota dhe Leipzig me 9, tashmë të kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa zviceranët dhe serbët kalojnë në Ligën e Evropës.