RTSH Sport Live

Kumbulla jo në planet e Romës, destinacioni i ri është Parma

  • 17/07/2024
  • |
  • Kombëtarja
Kumbulla jo në planet e Romës, destinacioni i ri është Parma
Mbrojtësi kuqezi është në listën e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e verdhekuqve

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, i freskët nga huazimi i hidhur te Sassuolo, që kulmoi me rënien e emilianëve në Serinë B, u rikthye në Trigoria pas pushimeve pas kampionatit evropian. Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, mbrojtësi shqiptar është në listën e lojtarëve në nisje te Roma dhe Emilia mund të jetë sërish në të ardhmen e tij, me Parmën që dëshiron të fokusohet te mbrojtësi kuqezi.

Klubi verdhekuq është i hapur për një huazim të plotë, dëshiron që klubi emilian të kujdeset për të gjithë pagesën që përfiton Kumbulla. Situata do të monitorohet në orët në vijim, e sigurt është se Kumbulla nuk ka gjasa të veshë fanellën e verdhekuqve sezonin e ardhshëm.