RTSH Sport Live

Kumbulla, një kërkesë për Xhekon: I ndërrojmë rolet?

  • 19/07/2021
  • |
  • Itali
Kumbulla, një kërkesë për Xhekon: I ndërrojmë rolet?
Testi i dytë sezonal: Roma-Ternana 2-0, me gola të Perez në minutën e 10-të dhe Kumbullës në minutën e 53-të

Është arkivuar dhe testi i dytë sezonal. Pas fitores të së enjtes, 10-0 kundër Montecatini, Ternana, e sapo promovuar në Serie B, mbërriti të dielën pasdite në Trigoria. Të besuarit e José Mourinho fituan 2-0, me nga një gol për çdo pjesë loje. Shënuesit e ndeshjes ishin Carles Perez  në 10 ' me një asistim nga Diawara dhe Marash Kumbulla në 53',  në zhvillimin e një goditje nga këndi.

Ndër protagonistët e mëdhenj të miqësores ishte Marash Kumbulla, i cili postoi një foto me Dzeko në Instagram, me komentin: "Angazhimi dhe përqendrimi që nga fillimi". Mbrojtësi kuqezi ka gjetur golin e dyfishimit dhe bën shaka me boshnjakun: "I shkëmbejmë rolet Edin?".

Këto janë formacionet e paraqitura nga Mourinho:

Pjesa e parë(4-2-3-1): Fuzato; Karsdorp, Smalling, Mancini, Tripi; Villar, Diawara; Perez, Zalewski, El Shaarawy; Mayoral.

Pjesa e dytë (4-2-3-1): Fuzato; Reynolds, Ibanez, Kumbulla, Tripi; Bove, Darboe; Zaniolo, Mkhitaran, Perez (nga 30' Ciervo); Dzeko.