RTSH Sport Live

Kumbulla operohet të martën, rikthehet në vitin 2024

  • 07/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Kumbulla operohet të martën, rikthehet në vitin 2024
Mbrojtësi shqiptar do të operohet në gju, rikuperimi zgjat 6-8 muaj

Marash Kumbulla do të rishihet në fushë në vitin 2024. Ai ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Pas një konsultimi të gjatë me stasfin mjekësor, është vendosur që ai do të operohet të martën në një klinikë të specializuar në Milano. E sigurtë është që ai nuk do të mund të kthehet në fushë deri në fillim të vitit 2024. Futbollistit do t’i duhen 6-8 muaj pushim për t’u rikuperuar, nga momenti i operacionit.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit dhe vetëm trajneri i skuadrës verdhekuqe, Zhoze murinjo e kuptoi që atëherë se sa i rëndë ishte ai dëmtim. Për të ardhur deri në shërimin e plotë, ai do të ketë të gjithë ndihmën dhe përkrahjen e stafit mjekësor, shokëve të skuadrës së Romës dhe trajnerit Murinjo.

Por megjithë hidhërimin që ka ndjerë Kumbulla pas njoftimit të ardhur nga stafi mjekësor për operacionin dhe  qëndrimin e tij të gjatë jashtë fushe, ai po pret të përjetojë një gëzim në aspektin personal në familjen e tij. Pas disa javësh mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bëhet baba i një vajze.