RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë/Bayern dhe Leipzig, në çerekfinale

  • 01/02/2023
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë/Bayern dhe Leipzig, në çerekfinale
Në DFB Pokal sfidat pa histori për skuadrat e Julian Nagelsmann dhe Marco Rose kundër Mainz dhe Hoffenheim

Pas tre barazimeve radhazi në Bundesligë, Bayerni i Julian Nagelsmann iu rikthye suksesit duke mposhtur Mainzin në transfertë me rezultatin 4-0 me golat e Choupo Moting, Musiala dhe Sané në pjesën e parë dhe Davies në pjesën e dytë për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Edhe Leipzig siguron biletën për në çerekfinale. Në “Red Bull Arena” është një fitore 3-1 ndaj Hoffenheim. Forsberg, Laimer dhe Ëerner për vendasit, me Dolberg që shënon golin e flamurit për miqtë. Kështu skuadra e Marco Rose i bashkohet Bayernit, Shtutgartit dhe Union Berlin në çerekfinale.