RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë plotëson gjysmëfinalet

  • 07/04/2021
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë plotëson gjysmëfinalet
Luhet pas 35 ditësh dueli i fundit i çerekfinaleve, Verder Bremeni mund 1-0 Jahn Regensburgun

Luhet pas 35 ditësh dueli i fundit i çerekfinaleve, Verder Bremeni mund 1-0 Jahn Regensburgun. Është shtyrë për mëse 35 ditë, për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19” që preku skuadrën e Bundesligës së dytë, por më në fund është luajtur të mërkurën në mbrëmje edhe dueli i fundit i çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë. Veprimtaria e dytë e futbollit gjerman, që është një nga ekskluzivitetet sportive madhore të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka luajtur ndeshjen e fundit, atë midis Jahn Regensburgut dhe Verder Bremenit, që ishtë planifikuar të luhej më 3 mars.

Përballja midis vendasve dhe ekipit të Bundesligës së parë i ka mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para, ndërsa është skuadra mike që e e gjen rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, kur japonezi Juja Osako do të kontrollojë bukur në zonë një pasim të gjatë nga mesfusha dhe do të ekzekutojë po aq bukur, duke përshëndetur rrjetën. Verder Bremeni ka vijuar ta administrojë epërsinë minimale, edhe pse duhet theksuar se edhe skuadra mike kishte mundësi ta dyfishonte këtë epërsi.

Por edhe skuadra vendase të barazonte në fund, me një rast të pabesueshëm, dhe ta çonte gjithçka në shtesë. Por mbyllet kështu me fitoren minimale të Verder Bremenit kjo përballje dhe skuadra e Milot Rashicës vijon më tej në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet më 30 prill 2021 me Lajpcigun. Ndërkaq, takimi tjetër i gjysmëfinaleve, ai midis Borusias së Dortmundit dhe Holshtajn Kiilit do të luhet më 1 maj 2021.