RTSH Sport Live

Kupa e Kosovës: triumfojnë Prishtina e Drenica, eliminohet Ballkani

  • 09/02/2021
  • |
  • Kosova
Kupa e Kosovës: triumfojnë Prishtina e Drenica, eliminohet Ballkani
Janë luajtur sot tri sfidat e fazës së 1/8 të Kupës së Kosovës, Ballkani dorëzohet pas gjuajtjeve të penalltive

Kupa e Kosovës, 1/8 ka dhuruar surprizën e radhës, teksa Ballkani, që drejtohet nga Blendi Shkëmbi është eliminuar nga Llapi pas gjuajtjeve të penalltive, në sfidën e zhvilluar në Podujevë. 90 minutat kanë përfunduar në barazim 0-0, ndërkohë që skuadra e Shkëmbit luajti me një lojtarë më pak pas kartonit të kuq të dhënë për portierin, Damir Ljuljanovic. Edhe shtesa nuk ka sjellë ndryshim në rezultat, duke iu drejtuar gjuajtjeve të penalltive, që ka sjellë dhe triumfin e Llapit.

Prishtina i është falur golit të Lorik Boshnjakur në minutën e 106-të, për të siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës. Në minutat e fundit të shtesës, Erjon Vicaj dhe Vladica Brdarovski u përjashtuan me kartonë të kuq.

Drenica ka arritur një fitore bindëse ndaj Ulpianës, 4-0 në sfidën e luajtur në fushën sintetike të Drenasit. Rapo, Zabërgja(dopietë) dhe Uka ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.

KUPA E KOSOVËS

Rezultatet:

DRENICA-ULPIANA 4-0

Golat: Rapo 14′, Zabergja 45’, 85′,  Uka 61’

PRISHTINA-DRITA 1-0

Golat: Boshnjaku 106’

LLAPI-BALLKANI 0-0(4-3 me pen.)