RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, gati për fazën e 1/16-ve

  • 05/12/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë, gati për fazën e 1/16-ve
Ndeshjet luhen të mërkurën në orën 13.00

Kupa e Shqipërisë vijon garën me ndeshjet e fazës së 1/16-ve. Të mërkurën më datë 6 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet e kësaj faze, të cilat do të nisin në orën 13:00. Midis këtyre ndeshjeve spikatin duele interesante, ndërsa garojnë vetëm dy ekipe nga Kategoria Superiore, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me Turbinën, ndërsa blutë me Orikun.

Sfida të forta do të ketë edhe midis skuadrave të Kategorisë së Parë, si Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që do të kalojnë në turin e 1/8-ve përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Në fazën e 1/8-ve gara do të jetë më e fortë, pasi nis konkurrimi edhe për skuadrat e tjera të kategorisë superiore, të cilat në sezonin 2022-2023 u renditën nga vendi i parë deri në të tetin: si Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni. Edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm faza çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen me 2 takime.