Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 3-1 në favor të miqve.
Golat për Egnatian u shënuan nga Ujka, Ëotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.
Kjo ishte fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias, e cila hedh një këmbë në gjysmëfinale.