RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, tjetër trofe për t’u fituar

  • 05/03/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Kupa e Shqipërisë, tjetër trofe për t’u fituar
Tirana – Skënderbeu dhe Tirana – Erzeni të dielën një “deja-vu” në “Feti Borova”

Kupa e Shqipërisë në volejboll është aktiviteti më i rëndësishëm i sezonit, që duket se do të jetë edhe si një prag për luftën për titull kampion. Ose më saktë një matës që do të mund të krijojë dhe një pamje deri diku më të qartë për ato që do të jenë edhe kampionët e rinj të sezonit 2021-2022. Tirana – Skënderbeu është çifti finalist i femrave, ndërsa më 2 mars, në atë përballje të Ligës “Gjergj Kastrioti” fituan korçaret 3-1.

Skënderbeu, që pas 44 viteshm për herë të fundit më 1978, kërkon Kupën e Shqipërisë për herë të tetë e ka dominuar sezonin, ndërsa si në kampionat, ashtu dhe në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti” ka fituar me Tiranën. Bardheblutë e Amarilda Prengës janë fitues të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, ndërsa Kupa e Shqipërisë i mungon që nga 2013-ta, teksa kërkojnë trofeun e 11-të. Më i lehtë në parashikime dueli i meshkujve, Tirana – Erzeni.

Jo vetëm sepse bardheblutë e Arben Sakos kanë fituar në Kupën e Pavarësisë në Prishtinë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti”, por sepse kanë “uri” për ta bërë të tyre dhe Kupën e Shqipërisë, që në muzeun bardheblu mungon nga 1996-ta. Pra plot 26 vjet pritje për Tiranën për të synuan Kupën e 8-të të Shqipërisë, ndërsa për Erzenin mungon që nga 2019-ta ky trofe.

Kështu në “letër” duket një duel i lehtë për bardheblutë, por ndeshja e kampionatit, fituar nga Erzeni, 3-2 në “Farie Hoti”, do të duhet të jetë edhe si një shkundje. Sepse gjithçka mund të ndodhë në fushën e lojës. Gjithçka për t’u shijuar të dielën në ora 16:30 Skënderbeu – Tirana dhe në ora 19:30 Tirana – Erzeni vetëm në RTSH Sport.