Garën “Sprint” të Çmimit të Madh të Indonezisë e fiton Francesco Bagnaia. Jorge Martin nisi garën i pari (siguroi Pole Position), por rrëshqiti dhe u rrëzua pas disa kthesave. Përfitoi Francesco Bagnaia, i cili nuk gaboi dhe siguroi fitoren në garën e shkurtër në Mandalika, përpara shokut të skuadrës Enea Bastianini, ndërsa Marc Marquez kompleton podiumin me Desmosedici Gresini.
Bagnaia fiton garën Mandalika Sprint dhe rikuperon 12 pikë ndaj Martin (që kryeson renditjen e pilotëve), i cili ra në xhiron e parë dhe ishte i 10-ti në vijën e finishit pas rinisjes.
Pole Position
Jorge Martin siguroi “Pole Position” në Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Në Mandalika, piloti i Pramac vendosi kohën më të mirë të kualifikimit: 1'29"088, dominoi dhe parakaloi ndjekësin e tij kryesor, Marco Bezzechi, me më shumë se gjysmë sekonde (+0"535), ndërsa në vendin e tretë do të niset Acosta. I katërti është Peço Bagnaia (+0"657), ndërsa Marquez rrëzohet.