Sipas tabloideve angleze, Kyle Walker do të “detyrohet” të jetojë në një apartament në pronësi të Manchester City, pasi gruaja dhe e dashura e kanë përzënë nga shtëpia.
Annie Kilner, gruaja e tij (me të cilën ka 4 fëmijë) ka marrë në zotërim vilën ku jetonin, pasi zbuloi tradhtinë e lojtarit, që kishte një lidhje me Lauryn Goodman dhe ka përzënë Kyle Walker nga shtëpia.
Lauryn Goodman ka marrë në zotërim vilën e dytë që kishte mbrojtësi anglez, që tashmë është “i pastrehë” dhe për këtë arsye, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte ndihmë nga klubi i tij.