Skuadra e Barcelonës ka humbur shumë prej shkëlqimit të fillimsezonit duke pësuar sot një humbje befasuese në fushën e saj.
Ramirez kaloi në avantazh miqtë në minutën e 49’ ndërsa Rafinja barazoi për ekipin e Flik në të 61’. Barazimi rrezistoi për pak minuta pasi në të 67’ ishte Silva, ai që shënoi golin e dytë për miqtë duke u prishur festën katalanasve, të cilët festojnë 125 vjetorin e krijimit.