RTSH Sport Live

La Liga, Muriqi nxjerr jashtë gare për titull Real-in, por nuk ndihet… hero

  • 05/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
La Liga, Muriqi nxjerr jashtë gare për titull Real-in, por nuk ndihet… hero

Vedat Muriqi mund të ketë vendosur sot duelin për titullin kampion në Spanjë. Sulmuesi kosovar i ekipit të Majorkës ishte protagonist kryesor i takimit mes ishullorëve dhe ekipit madrilen pasi me ndihmën e mbrojtësit mik (La Liga i akordoi autogolin Nacho-s) mposhti Lunin për të shënuar golin e vetëm të të gjithë takimit.

Ekipit të Majorkës i mjaftuan vetëm 12’ për të gjetur golin e avnatazhit. Gjithçka lindi pas një harkimi në zonë ku topi i goditur më parë nga Muriqi dhe më pas nga Nacho mori një trajektore, e cila nuk mund të “lexohej” nga portieri Lunin.

Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte e gjitha për Real-in edhe pse në fund nuk gjeti dot golin që do ti evitonte humbjen. Në të 60’ Asensio gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund të ndeshjes Muriqi ndaloi përpara gazetarëve dhe komentoi ndeshjen. “Tri pikët kanë më shumë rëndësi se gjithçka. Për mua nuk ka rëndësi se kujt i shkon goli, për mua ka rëndësi nëse ekipi im fiton”, tha sulmuesi nga Kosova i pyetur si ndihej që La Liga i kishte atribuuar golin mbrojtësit të Real-it.

“Mendoj se protagonist i ndeshjes ishte Rajkoviç me atë pritje të çmendur që bëri në rastin e penalltisë”, tha Muriqi.