RTSH Sport Live

La Liga paralajmëron ndeshje në SHBA, por kursehet për “Syrin e fajkoit”

  • 25/04/2024
  • |
  • Spanjë
La Liga paralajmëron ndeshje në SHBA, por kursehet për “Syrin e fajkoit”

Presidenti i La Ligës ka bërë me dije se prej sezonit 2025-26 disa ndeshje të veçanta të kampionatit spanjoll do të luhen larg Gadishullit Iberik.

“Nuk e di se kur, por ka ardhur momenti që La Liga të luhet në territorin amerikan. Mendoj se diçka të tillë mund ta aplikojmë duke nisur nga sezoni 2025-2026. Duhet që të forcojmë pozitat tona në tregun e Amrikës Veriore ku La Liga ka tregun e dytë më të madh në glob”, tha Tebas.  

Këto deklarata të Tebas kanë shkaktuar debat në Spanjë ku prej vitesh, për arsye ekonomike (konsiderohet si shpenzim i madh), është vonuar implementimi i “Syrit të fajkoit” ose ndryshe “goal line technology”.

Teknologjia prej vitesh u ka ardhur në ndihmë arbitrave në Europë dhe nëse do të ishte implementuar edhe në Spanjë dyshimet e “El Classico”-s së fundit pas goditjes së Jamal do të shuheshin që në moment.