RTSH Sport Live

Lacio, Hysaj: Duam të bëjmë më mirë se vitin e kaluar

  • 19/07/2024
  • |
  • Itali
Lacio, Hysaj: Duam të bëjmë më mirë se vitin e kaluar
“Janë larguar shumë lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur të tjerë të mirë që mund të na japin një dorë”.

"Kam gjetur një ekip me shumë dëshirë, duam të ndërtojmë diçka të re. Janë larguar shumë lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur të tjerë të mirë që mund të na japinnjë  dorë”. Këto janë fjalët e mbrojtësit të bardhekaltërve, Elseid Hysaj për kanalet zyrtare të klubit.

“Tifozët janë gjëja më e rëndësishme, – vazhdoi futbollisti shqiptar pas kthimit nga Evropiani i Gjermanisë. Kur e sheh stadiumin plot të bën të japësh maksimumin, shpresojmë ta shohim gjithmonë kështu në çdo ndeshje”.

“Viti i kaluar ishte i vështirë, ndërruam dy trajnerë, por këtë vit e kemi detyrimin të bëjmë më mirë. E dimë që jemi një ekip i fortë dhe duhet ta dëshmojmë”.