RTSH Sport Live

Lajpsig, dy gola për kualifikim

  • 19/01/2022
  • |
  • Gjermani
Lajpsig, dy gola për kualifikim
Poulsen dhe Dani Olmo firmosin suksesin ndaj Hansa Rostok dhe kalimin në çerekfinale

Lajpsig është skuadra e radhës e kualifikuar për në raundin çerekfinal të Kupës së Gjermanisë, e cila ka ardhur ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Përballë saj Hansa Rostok, skuadër e cila lufton për mbijetesë në Bundesligën 2, nuk ka bërë shumë rezistencë. Vendësit e Domeniko Tedeskos e kanë vënë ndeshjen nën kontroll që në fillim, ndërsa në të 6’ Lajpsigu ka kaluar në avantazh me anë të Poulsen.

Mundohet Hansa Rostok të vërë ekuilibrat në fushë, por Lajpsig ka topin në kontroll. Krijon rastet e përtej kësaj pjesa e parë është mbyllur në avantazh 1-0 për Lajpsig. Në pjesën e dytë, Lajpsigu ka vështirësi për të shkuar në portën e Hansa Rostok. Dhe goli i qetësisë ka ardhur nga i sapofuturi në fushën e lojës Dani Olmo, i cili në të 82’ ka kthyer në gol një kundërsulm të Lajpsig. Andre Silva mund të kishte shënuar golin e tretë. Megjithatë në përfundim, Lajpsig e ka merituar kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, që do të luhen më 1-2 mars.