RTSH Sport Live

Lazio fiton me Hysajn në fushë, ëndërron... Champions

  • 19/04/2024
  • |
  • Itali
Lazio fiton me Hysajn në fushë, ëndërron... Champions
Bardhekaltërit kanë fituar 1-0 në fushën e Genoa-s me golin e Luis Albertos. Hysaj u aktivizua në minutën e 36-të në vend të Lazzari

Të dëmtuarJava e 33-të e Serisë A hapet me suksesin e Lazios në fushën e Genoa-s. Në Ferraris përfundon 1-0 për bardhekaltërit dhe vendimin e merr një prej lojtarëve më të diskutuar të momentit: Luis Alberto, i cili përfitoi nga asistimi i Kamada-s në minutën e 68-të dhe mposhti Martinez.

Skuadra e Tudor është momentalisht -3 pas Romës së vendit të pestë që tani mer pjesë në Champions League, ndërsa formacioni i Gilardinos mbetet në 39 pikë. Në fushë për lacialët zbriti dhe mbrojtësi kuqezi, Hysaj. Ishte pikërisht minuta e 36-të e sfidës, momenti kur Lazzari u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Hysaj.