RTSH Sport Live

LeBron James rinovon me Lakers, 85 milionë në dy vite

  • 04/12/2020
  • |
  • Basketboll
LeBron James rinovon me Lakers, 85 milionë në dy vite

I lidhur me Lakers për atë çka mbetet në karrierën e tij. LeBron James i ka thënë po një rinovimi për dy vite të tjera me Los Angeles Lakers . Ky rinovim do ta mbajë lidhur me skuadrën që sapo fitoi tittullin deri në 2023 ku do të ketë mbushur 39 vjeç. Në këto dy sezone të fundit për të cilët ka rinovuar do të përfitoj gjithësej 85 milionë dollarë duke refuzuar kështu që të kthehet në lojtar me parametër zero në 2021. Përse tani ky rinovim? Sepse Anthony Davis kërkonte siguri që ai do të ishte aty edhe kur ti mbaronte kontrata si rrjedhojë Davis tani mund të qëndroj me Lakers, një firmë e tij që ishte shtyrë për disa javë. Kontrata e Davis do të jetë 3 vjeçare por pas vitit të dytë ka mundësi të zgjedhë nëse do të largohet ose jo. Por marrëveshja verbale është që Davis të mos largohet në vitin e tretë, por të prishë kontratën për të rinovuar për një kontratë më të madhe ku mendohet të arrij deri ne 35% te buxhetit të pagave të skuadrës. Rinovimi i LeBron është një përgjigje për gjithë ata skeptikë që në 2018 e akuzuan se kishte kaluar në Los Angeles për tu marrë me jetën jashtë parketit. Por ai jo vetem që i dha një titull, por tani edhe rinovoi. Mbreti James e tregoi edhe në Orlando se është ende më i miri edhe pse 35 vjeç. Janis Anteokumpo pak ditë më parë deklaroi: vertet që unë jam MVP i sezonit por lojtari më i mirë në botë është ende LeBron James. Prej 17 vjetësh dominon në parketet e NBA dhe vetëm koha mund të jetë armiku i tij. E ardhmja e Lakers duket do të jetë sërish në duart e LeBron dhe Davis por vështirësia qëndron në nënshkrimin e një ylli të tretë për shkak të buxhetit. Ajo që tifozët mendojnë lidhur me këtë rinovim të LeBron është edhe deklarata e tij e shpeshtë që do të luaj deri kur djali i tij i parë, Bronny të futet në NBA dhe kërkon që të jenë në të njejtën skuadër. Në 2023, Bronny do të ketë moshën për të hyrë në draftin e NBA. Kjo do të thotë se , skuadra që do e zgjedhi në draft në 2023 Bronni-n, i ati do të nënshkruajë si lojtar i lirë me këtë skuadër që të luajnë bashkë të paktën për një sezon.