RTSH Sport Live

LeBron, pa Davis nuk është i njëjti: Lakers munden nga Detroit

  • 29/01/2021
  • |
  • Basketboll
LeBron, pa Davis nuk është i njëjti: Lakers munden nga Detroit
Me Davis të ndaluar nga një problem muskulor, Los Angeles u thyen nga Pistons, humbja e dytë radhazi

Lakers, për herë të parë në këtë sezon, kanë koleksionuar dy humbje radhazi. Në mbrëmjen e djeshme disfata ishte përballë Detroit, 107-92. James e Kuzma arritën të realizojnë nga 22 pikë, por mungesa e Davis la shenjë. Për Detroit një formë të mirë tregoi Griffin me 23 pikët e shënuara, ndjekur nga Ellington me 20 pikë.

Trajneri Vogel është i sinqertë, si gjithmonë: “Na mbaroi benzina në pjesën e dytë dhe kurrë nuk gjetëm ritmin e duhur. Nuk ishte nata jonë sonte. Por ne do të reagojmë, do të jemi mirë ”. LeBron është ndoshta më pak i sinqertë se trajneri i tij: “Ne nuk kemi luajtur aspak mirë. Duhet të bëjmë më mirë të shtunën kundër Boston. Por nuk jam i lodhur fizikisht apo mendërisht, madje as nuk e mendoj. Unë nuk lodhem, nuk ndihem i rraskapitur, mendoj se kam shumë energji mbi vete. Gati, kur është koha për të luajtur ”. Provat e mbrëmjes thonë më shumë, por askush nuk guxon ta kundërshtojë atë.