RTSH Sport Live

Leclerc: E dija për Hamilton, por…

  • 13/02/2024
  • |
  • Formula 1
Leclerc: E dija për Hamilton, por…
Leëis është një kampion, por tani për tani unë jam shok i Sainz”

Në kuadër të prezantimit të Ferrarit SF-24, Leclerc komentoi për Sky për ardhjen e Hamilton nga viti 2025. "Tani le të përqendrohemi në të tashmen, e dija mundësinë e ardhjes së Leëis para rinovimit tim, por nuk doja të flisja për nënshkrimin e tij nga respekti për Sainz. Kush e fiton Botërorin? Le të shpresojmë, e fitojmë ne, unë do të jap 200%”.

"Për respekt për Sainz, nuk do të doja të komentoja shumë për nënshkrimin e Hamiltonit. Ne kemi kaluar shumë vite të mira së bashku, ai ishte dhe është një shok i madh skuadre. Leëis është një kampion, por tani për tani unë jam shok i Carlos”.

Monegasku më pas kalon në analizën teknike të makinës së re njëvendëshe: "Kemi bërë shumë punë. Rezultatet në simulator ishin të shkëlqyera, tani duhet të konfirmojmë të dhënat virtuale me ato reale, ashtu siç duhet të konfirmojmë ndjesinë e simulatorit në pistë në Bahrein”.