RTSH Sport Live

Leclerc, entuziast për Singaporin: Ndër cirkuitet e mia të preferuara

  • 14/09/2023
  • |
  • Formula 1
Leclerc, entuziast për Singaporin: Ndër cirkuitet e mia të preferuara
Piloti i Ferrarit mezi pret të kthehet në rrugën e duhur në Marina Bay

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, gjatë një interviste për Sky Sport, foli për karakteristikat e pistës së Singaporit, ku Formula 1 do të ndalet këtë fundjavë: "Është e vështirë të bësh parashikime sepse ne luftojmë më shumë në cirkuite me ngarkesë më të madhe aerodinamike. Ky është një cirkuit rrugësh si Baku dhe Monako dhe për këtë arsye është ndër të preferuarit e mi. Për më tepër, ne do të garojmë natën, kështu që shpresoj të jem në gjendje për të sjellë në shtëpi një rezultat të mirë”.

Për më tepër, Leclerc u ndal edhe në zhvillimin e Ferrarit të tij në funksion të sezonit të ardhshëm, duke njoftuar ndryshime të rëndësishme: "Ferrari i vitit 2024 do të jetë i ndryshëm nga ai tani. Ne ende po përpiqemi të kuptojmë koncepte që do të jenë të dobishme për ne sezonin e ardhshëm. Duhet të jemi të durueshëm, edhe nëse mund të jetë zhgënjyese. Detyra ime është të jap gjithmonë maksimumin në çdo kusht. Qëllimi është të kthehem në luftën për fitore në çdo garë dhe jo vetëm herë pas here”.