RTSH Sport Live

Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin

  • 25/01/2024
  • |
  • Formula 1
Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin
Piloti nga Monako do të qëndrojë në Maranelo edhe për disa vite të tjera

Charles Leclerc dhe Ferrari vendosën të punojnë edhe për disa vite të tjera sëbashku. Piloti nga Monako dhe skuadra e Maranellos nënshkruan  një marrëveshje shumëvjeçare që do ta shtyjë bashkëpunimin e tyre përtej vitit të tyre të pestë së bashku, atë që nis me Kampionatin Botëror 2024 në mars me garën në Bahrein. Rinovimi nuk specifikon kohëzgjatjen e kontratës së re por kjo gjë shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e pilotit nga Monako, sepse e bën Charles "flamurin" e vërtetë të Ferrarit.

26 vjeçari nga Monako është tashmë piloti i dytë në histori me më shumë polepozition në timonin e një Ferrari. Ai ka barazuar Niki Laudan me 23, dhe është në ndjekje të legjendarit Michael Schumacher me 58. Në 103 gara me Ferrarin, leclerc ka arritur 30 podiume, shtatë xhiro më të shpejta dhe ka grumbulluar 1035 pikë.

Nëse ky do të jetë një rinovim tjetër pesëvjeçar, qëndrimi i Leclerc në Maranello do të shkonte deri në vitin 2029, i rregulluar nga klauzola të daljes që lidhen me performancën pas vitit të tretë të kontratës, me paga të destinuara të rriten me kalimin e viteve. Kështu, Charles, mund të shkojë nga fitimet e tij aktuale prej 25 milionë eurosh në rreth dyfishin nëse qëndron deri në afatin përfundimtar, kur do të ishte 31 vjeç.